Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë Geri Hoxhën, 26 vjeç, djalin e gazetarit Artan Hoxha, si edhe Reambo Bibën. Të dy ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për vepra penale që lidhen me prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, sipas burimeve për Maska.al.

Arrestimet u kryen në kuadër të fazave 78 dhe 79 të operacionit policor “Operacionalja”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, më 13 janar 2026 ishte lëshuar ndaj tyre urdhër arresti ndërkombëtar nga UNMIK, për veprën penale të “Pjesëmarrjes ose organizimit të grupit të strukturuar kriminal”.

Dy shtetasit janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ndërsa procedurat ligjore për dorëzimin e tyre vijojnë. Policia thekson se ndalimi është bërë në zbatim të kërkesave ndërkombëtare, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë hapat e mëtejshëm të procesit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment