Gjatë festës së mbrëmshme në shtëpinë e BBVK, atmosfera festive u shoqërua edhe me tensione mes disa prej banorëve. Në qendër të debatit u përfshinë Alba, Dolce dhe Limi, duke rikthyer edhe një herë përplasjet dhe raportet e ndërlikuara mes tyre.
Teksa Dolce dhe Limi po vallëzonin së bashku, Alba iu afrua pranë tyre. Dolce e ftoi që t’i bashkohej vallëzimit dhe propozoi që të kërcejnë të tre, madje e përqafoi Albën, por kjo e fundit refuzoi dhe, sipas pamjeve, e preku Dolcen me dorë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Situata u tensionua menjëherë, kur Dolce reagoi ashpër duke i thënë Albës: “Mos më prek mua se të ngjis për muri”. Kjo deklaratë e fortë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar gjerësisht konfliktin dhe sjelljen e banorëve gjatë festës.