Nga fillimi i këtij viti ka hyrë në fuqi sistemi bonus-malus për sigurimin e detyrueshëm TPL, i cili lidh drejtpërdrejt çmimin e sigurimit me historikun e dëmeve të drejtuesit të mjetit. Shoferët që nuk kanë shkaktuar aksidente gjatë vitit paraardhës do të përfitojnë ulje të primit, ndërsa ata që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë më shumë.

Sipas përllogaritjeve, bonusi për drejtuesit pa dëme është relativisht i ulët, rreth 3–4%. Për shembull, një shofer me parametra të ulët rreziku do të paguajë rreth 15 mijë lekë sigurim, nga rreth 15.500–16.000 lekë që ishte vitin e kaluar, me ndryshime të vogla sipas qarqeve dhe kompanive të sigurimit.

Ndërkohë, penalizimet janë dukshëm më të forta për drejtuesit që kanë shkaktuar aksidente. Për një dëm të vetëm gjatë vitit të kaluar, çmimi i sigurimit rritet me 15–20%, ndërsa për dy ose më shumë dëme rritja shkon në 33–38%. Sistemi synon të nxisë drejtimin e sigurt dhe të penalizojë më ashpër sjelljet e rrezikshme në rrugë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment