“Palloshi i Belindës i jep…” – Berisha në Kuvend: Nxirrni jashtë Ballukun se ajo i ka thënë kështu! Peleshi i ndërpret fjalën

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë seancës plenare ku po shqyrtohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, iniciativë e presidentit amerikan Donald Trump. Berisha akuzoi Ramën se po i jep “nuanca” politike një çështjeje që, sipas tij, duhet të tregojë qëndrimin e qartë pro-SHBA të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Berisha përdori tone ironike dhe u përfshi në replika me drejtuesit e seancës, duke përmendur edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Deklaratat e tij shkaktuan reagime në sallë dhe ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e Kuvendit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i kërkoi Berishës të lironte foltoren dhe, pas dy paralajmërimeve për shkelje të rregullores, i hoqi të drejtën e fjalës për pjesën e mbetur të seancës, duke vijuar punimet e Kuvendit.

Leave a comment