Gjykata Gjykata Kushtetuese ka vendosur që çështja e njohur si “McGonigal” të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore publike. Vendimi vjen pas kërkesës së depozituar nga jo më pak se një e katërta e deputetëve, të cilët kanë ngritur një konflikt kompetencash me Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Në qendër të shqyrtimit është detyrimi i Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, njëri për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, dhe tjetri për kontrollin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë gjithashtu nëse vendimet nr.77/2025 dhe nr.78/2025 të Kuvendit, që rrëzuan ngritjen e këtyre komisioneve hetimore, janë ose jo në përputhje me Kushtetutën. Seanca publike pritet të jetë vendimtare për raportin mes Kuvendit dhe opozitës, si dhe për standardet e kontrollit parlamentar.