TRAGJIKE në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe VDES

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person, rreth moshës 60-65 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike.Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore Bushtricës dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.

Në vendngjarje janë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Pritet që në ditët në vijim të dalë një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi ngjarjen, që ende mbetet e paqartë.

Leave a comment