“Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”/ Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin…

E drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Monika Kryemadhi ka folur hapur për qëndrimin e saj si opinioniste në Big Brother VIP Albania, duke theksuar se nuk ka ndryshuar kurrë mënyrën e saj të të shprehurit, as në jetën personale dhe as në atë publike. Ajo tha se gjithmonë ka thënë mendimin e saj pa u shqetësuar për reagimet e të tjerëve.

E ftuar në emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi, në një bisedë me Bieta Sulo, u pyet nëse beson ende te dashuria pas divorcit. Ajo u shpreh se beson te dashuria si ndjenjë, duke e cilësuar si diçka që “ngroh shpirtin”, por pranoi se aktualisht nuk e sheh veten të hapur për një lidhje të re.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në rrëfimin e saj emocional, Kryemadhi la të kuptohet se Ilir Meta ka qenë dashuria e saj e parë dhe e fundit. Ajo tha se marrëdhënia e tyre ka kaluar shumë sfida dhe se, edhe pse rrugët u ndanë, ndjenjat nuk zhduken lehtë. “Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke shtuar se është ende “e ngopur” emocionalisht dhe nuk e ka prioritet një dashuri tjetër.

Leave a comment