Gjashtëmbëdhjetë vite pas zhdukjes së Bleona Matës, një dëshmi e re ka mbërritur në redaksinë e emisionit Pa Gjurmë, duke hapur pista të reja mbi fatin e vajzës së humbur më 22 maj 2010 në malin Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod, Kukës. Dëshmitari ka folur në mënyrë të detajuar për lëvizje të dyshimta pas zhdukjes dhe për persona të përfshirë në këtë histori të errët.
Sipas tij, Bleona është marrë nga njerëz të afërt me familjen dhe është mbajtur fillimisht në Llakatund, më pas për rreth tre muaj në fshatin Picar të Vlorës. Ai pretendon se e ka parë vajzën me sytë e tij dhe se pas publikimit të rastit në media, familja që e mbante të izoluar është trembur dhe e ka larguar atë nga Shqipëria, dyshohet drejt Greqisë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Edhe pse këto informacione nuk janë ende të konfirmuara zyrtarisht, dëshmia përbën një sinjal të fortë për hetime të mëtejshme. Zhdukja e Bleona Matës mbetet një nga rastet më të dhimbshme dhe të pazbardhura në vend, ndërsa emisioni Pa Gjurmë ka bërë me dije se do të vijojë verifikimin e çdo piste të re, me shpresën për të zbuluar të vërtetën pas këtij misteri shumëvjeçar.