E frikshme! Udhëtonte për në Davos, “Air Force One” i Donald Trump pëson defekt gjatë fluturimit, kthehet sërish në SHBA

Avioni presidencial amerikan Air Force One, që transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt në bazën ajrore Joint Andrews, pranë Uashingtonit, pas shfaqjes së një “problemi të vogël elektrik” gjatë fluturimit, teksa ndodhej mbi Atlantikun e Veriut.

Sipas burimeve, problemi teknik u vlerësua si jo serioz, megjithatë u mor vendimi që avioni presidencial të kthehej në bazë.Presidenti amerikan pritet ta vijojë udhëtimin e tij me një tjetër avion presidencial, me shumë gjasa një C-32A të Krahut të 89-të të Transportit Ajror.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Me këtë avion, Donald Trump do të udhëtojë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i cili zhvillohet çdo vit në Davos, ku është planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh dhe ndërhyrjesh në kuadër të punimeve të Forumit.

Leave a comment