Trump konferencë në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka më kthim pas për Groenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë nga Shtëpia e Bardhë, duke dyfishuar kërkesat për të zotëruar Groenlandë. Trump e cilësoi ishullin si “thelbësor për sigurinë kombëtare dhe botërore”, duke theksuar se plani i tij për përfshirjen e Groenlandës në strategjinë amerikane nuk ka më kthim prapa. Deklarata ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron reagoi ashpër gjatë Forumi Ekonomik Botëror në Davos, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i tarifave nga SHBA po e shtyn botën drejt një rendi pa rregulla. Macron i quajti “thelbësisht të papranueshme” masat tregtare amerikane, duke theksuar rrezikun për destabilizimin e marrëdhënieve tregtare globale dhe përçarjen e aleancave tradicionale.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Tensionet janë thelluar edhe më tej pasi Parlamenti Evropian vendosi të pezullojë miratimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në, si reagim ndaj politikave të Trump dhe debatit mbi Groenlandën. Ky zhvillim ka rritur shqetësimin për marrëdhëniet transatlantike, duke sinjalizuar një fazë të re përplasjesh mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë.

Leave a comment