Skandali i AKSHI-t, Berisha: Dy biznesmenë u morë peng që tenderët t’i merrte baxhanaku i Ramës

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi foltoren e radhës me demokratët e njësisë numër 4 në Tiranë, ku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha u ndal te ajo që e cilësoi si skandal i rëndë në AKSHI, duke deklaruar se dy biznesmenë janë marrë peng për t’u hapur rrugë tenderëve që, sipas tij, duhet t’i fitonte baxhanaku i Ramës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se vendi ndodhet në një moment kritik dhe se përmbysja e regjimit është misioni kryesor i Partisë Demokratike. Ai theksoi se diktaturat dhe regjimet autoritare nuk mund të rrëzohen përmes zgjedhjeve, por vetëm me revoltë popullore, duke paralajmëruar se kush beson se ndryshimi vjen vetëm me votë, sipas tij, është i mashtruar. “Nuk ka zgjedhje me diktatorët, ato rrëzohen,” u shpreh Berisha para mbështetësve.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se ka falur rreth 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për të blerë vota, duke e cilësuar këtë si një akt të papranueshëm dhe antidemokratik. Ai paralajmëroi se PD duhet të fokusohet te përmbushja e misionit të saj historik, duke theksuar se e ardhmja e opozitës dhe e vendit varet nga përballja me atë që ai e quajti “regjim narko-diktatorial”.

Leave a comment