Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, tregoi se aksioni i SPAK nisi pas një denoncimi të emisionit italian Le Iene, i cili dorëzoi materiale filmike që flisnin për call center-a mashtrues në dy kulla në Tiranë, ku dyshohet se janë mashtruar qytetarë të Bashkimit Europian.
Sipas Lalës, pas sigurimit të provave, Gjykata e Posaçme autorizoi kontrolle në 28 ambiente, ndërsa më 16 janar ndërhynë agjentët e BKH. Fillimisht u gjetën ambiente të boshatisura, por përmes kamerave të sigurisë u zbulua se pajisjet ishin zhvendosur në një tjetër kullë, ku më pas u sekuestruan serverë, kompjuterë dhe portofole kriptomonedhash.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Nga operacioni u arrestuan 8 persona, ndërsa tre organizatorët kryesorë, vëllezërit Preka, u shpallën në kërkim. Lala theksoi se call center-at mashtrues janë kthyer në një problem serioz, me përfitime që sipas hetimeve arrijnë 10–12 milionë euro në muaj, e në raste të veçanta edhe deri në 30 milionë euro, duke u pastruar pjesërisht brenda vendit.