Kosova dhe Bahame kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e dy vendeve, ka njoftuar Presidenca e Kosovës. Sipas Presidencës, ky vendim dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit bilateral dhe thellimin e lidhjeve mes qytetarëve, duke e afruar më shumë Kosovën me partnerë të rinj ndërkombëtarë.
Heqja e vizave vjen vetëm një muaj pasi Bahamet njohën pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 121-të në botë që e njeh shtetin e Kosovës. Presidenca sqaroi se kjo marrëveshje ishte paraparë që në dhjetor, kur presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Bahameve Philip Davis nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Deri tani, Bahamet ishin në mesin e 106 vendeve ku qytetarët e Kosovës kishin nevojë për vizë për të udhëtuar. Me këtë marrëveshje, Bahamet bëhen vendi i 53-të në botë ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza. Në vitet e fundit, hapa të ngjashëm për liberalizimin e vizave janë ndërmarrë edhe nga vende si Tajvan dhe Malajzi, duke zgjeruar gradualisht lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.