Ekonomia e Gjermania ka shënuar rikthim në rritje pas dy vitesh radhazi recesioni. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.2% në terma realë gjatë vitit 2025, duke shënuar një kthesë të rëndësishme pas një periudhe të gjatë pasigurie ekonomike.
Rimëkëmbja është mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme, ku rritja e shpenzimeve të familjeve dhe zgjerimi i shpenzimeve publike kanë luajtur rol kyç. Përmirësimi gradual i fuqisë blerëse dhe rënia e presioneve inflacioniste kanë ndikuar pozitivisht në besimin e konsumatorëve. Në të kundërt, sektori i jashtëm vijon të përballet me vështirësi, pasi eksportet janë ndikuar nga tarifat doganore në Shtetet e Bashkuara dhe nga konkurrenca e fortë e prodhuesve nga Kina, ndërsa investimet mbeten të dobëta.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Parashikimet për vitin 2026 janë më optimiste, me një rritje të mundshme rreth 1.2%, megjithatë kjo varet nga adresimi i sfidave strukturore si produktiviteti i ulët, plakja e popullsisë dhe përshpejtimi i tranzicionit industrial. Rikthimi i Gjermanisë në rritje ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe për Shqipëria, pasi një ekonomi gjermane më e fortë mund të rrisë kërkesën për mallra dhe shërbime shqiptare, si dhe të ndikojë pozitivisht te emigrantët shqiptarë përmes rritjes së punësimit, pagave dhe remitancave drejt vendit.