Tregu i automjeteve në Shqipëri gjatë vitit 2025 ka shënuar rritje të qëndrueshme dhe një diversitet të gjerë origjine, duke reflektuar kërkesat në rritje dhe preferencat e ndryshme të qytetarëve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, automjetet e regjistruara këtë vit vijnë kryesisht nga vendet më të fuqishme prodhuese në botë.
Në krye të listës renditet Republika e Koresë me 21,4% të mjeteve të regjistruara, e ndjekur nga Gjermania me 15,6% dhe Italia me 15,4%. Peshë të konsiderueshme në treg kanë gjithashtu automjetet me origjinë nga Kina me 9,1%, Zvicra me 8,4% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8% të totalit të regjistrimeve.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas DPSHTRR-së, këto shifra tregojnë një treg automjetesh në zgjerim, të orientuar drejt cilësisë, teknologjisë dhe efikasitetit. Diversiteti i origjinës së mjeteve pasqyron hapjen e konsumatorëve shqiptarë ndaj teknologjive të reja dhe standardeve bashkëkohore, ndërsa zhvillimi i tregut shoqërohet me modernizimin e shërbimeve të transportit rrugor dhe digjitalizimin e proceseve, në funksion të rritjes së sigurisë dhe transparencës për qytetarët.