Era e pakëndshme e gojës shkaktohet kryesisht nga grimcat e ushqimit të mbetura mes dhëmbëve, bakteret në gjuhë, duhani dhe disa medikamente. Në shumicën e rasteve, problemi lidhet me higjienën orale të përditshme.
Pastrimi i dhëmbëve, pastrimi i gjuhës dhe shpëlarja e gojës me ujë ose solucion të lehtë natyral mund të freskojnë frymën përkohësisht. Këto metoda ndihmojnë në uljen e baktereve që shkaktojnë erën e keqe
Mjekët theksojnë se këto zgjidhje janë afatshkurtra dhe nuk zëvendësojnë trajtimin dentar. Nëse problemi përsëritet shpesh, rekomandohet kontroll tek dentisti për të përjashtuar probleme të tjera shëndetësore.