Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar operacionin e fundit policor kundër një Call Center-i në Tiranë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në mashtrime financiare ndaj qytetarëve italianë dhe evropianë.
Gjoni ka theksuar se hetimet mund të çojnë drejt goditjes së disa personave të tjerë lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, skema e mashtrimit është shumë më e gjerë.
“Nuk do ishte çudi që nesër të goditen “peshq” edhe më të mëdhenj nga informacionet që vinë nga partnerë ndërkombëtarë. Varet ku ka prekur kjo dhe njerëzit e saj. Kjo është skemë më e madhe dhe e gjerë.
Call Center-i është një aferë shumë e madhe, në Shqipëri ka shumë call center-a ilegale.
Edhe nëse SPAK do donte ta injoronte këtë çështje, informacioni ka ardhur nga anti-mafia italiane. Ka elementë politikë që mbështesin baronët e krimit të organizuar që operojnë përmes Call Centera-ve dhe këta janë të lidhura dhe me narkotrafikun që prekin interesat amerkane. Kontrolli nuk është thjesht amerikan, është sepse i prekin interesat”, tha ai.