Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontrolle në sektorin e ndërtimit për të verifikuar rastet e nëndeklarimit të pagave, një praktikë që dëmton ekonominë dhe të drejtat e punonjësve. Inspektimet fokusohen te subjektet që nuk zbatojnë pagat dysheme, në fuqi që prej 1 dhjetorit 2025.
Tatimet paralajmërojnë se deklarimi i pagave më të ulëta se realja cenon sigurimet shoqërore dhe pensionet. Bizneset që shkelin ligjin rrezikojnë hetime të thelluara, përfshirë verifikime të transaksioneve me burime të dyshimta, në bashkëpunim me agjenci të tjera.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sektori i ndërtimit punëson rreth 63 mijë persona, por mbetet ndër më të nën-paguarit. Sipas INSTAT, paga mesatare në ndërtim është 68,277 lekë, e ndikuar kryesisht nga nëndeklarimi.