Një apartament i dyshuar si “strehë” prostitucioni është zbuluar në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni të Policisë. Gjatë kontrollit, punonjëset që dyshohej se shfrytëzoheshin për prostitucion refuzuan të hapnin derën.
Për shkak të situatës, në vendngjarje u thirr shërbimi zjarrfikës, i cili ndërhyri për të hapur derën e banesës. Pas ndërhyrjes, policia arriti të futet brenda ambientit dhe të kryejë veprimet procedurale.
Burime bëjnë me dije se po hetohet roli i personave të përfshirë në shfrytëzim, ndërsa pritet njoftim zyrtar për masat e marra dhe veprimet e mëtejshme ligjore.