Iraku ka marrë kontrollin e plotë të bazës ajrore Ain al-Assad në Irakun perëndimor, pas tërheqjes së forcave amerikane të stacionuara atje si pjesë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Irakut.
Sipas Reuters, baza Ain al-Assad ka pritur trupa amerikane dhe aleate për vite me radhë dhe është shënjestruar vazhdimisht nga grupet e armatosura të mbështetura nga Irani gjatë periudhave të tensionit të lartë në rajon, përfshirë edhe pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-të në vitin 2020.
Në vitin 2024, Uashingtoni dhe Bagdadi arritën një marrëveshje mbi planet për tërheqjen e forcave të koalicionit nga Iraku dhe kalimin në një marrëdhënie dypalëshe sigurie.
Një kolonel irakian konfirmoi tërheqjen e forcave amerikane nga baza, duke sqaruar se kanë mbetur pak ushtarë për shkak të problemeve të mbështetjes logjistike, pa dhënë detaje të mëtejshme për arsye sigurie.
Nuk ishte e qartë se kur do të fillonte tërheqja, por plani fillestar parashikonte që qindra ushtarë të largoheshin deri në shtator 2025 dhe pjesa tjetër deri në fund të vitit 2026./CNN