Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis reagoi ndaj debatit të krijuar pas deklaratave të Edi Rama mbi origjinën e grekëve, të bëra gjatë një paneli në Abu Dhabi. Në një intervistë televizive, Mitsotakis tha se Rama ka një stil të veçantë komunikimi dhe se këtë herë “bëri një gabim”, të cilin më pas e korrigjoi.
Deklaratat e Ramës, të shkëmbyera me gazetarin amerikano-grek John Defterios, u interpretuan nga mediat greke si ironike dhe fyese, duke nxitur reagime të forta në Athinë. Media si Skai.gr e cilësuan Ramën “provokues”.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Vetë Rama reagoi duke sqaruar se fjalët e tij ishin humor miqësor dhe jo tendencioz, duke theksuar respektin për trashëgiminë kulturore greke dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.