Një përplasje e fortë është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku Benita reagoi ashpër ndaj banorëve pas qeshjeve gjatë takimit të saj emocional me Endri.
E revoltuar, Benita i akuzoi banorët për mungesë respekti dhe i cilësoi reagimet e tyre si të turpshme, duke theksuar se momenti i saj me Endrin ishte i sinqertë dhe i ndjerë.
Ajo foli hapur për lidhjen e tyre, duke thënë se dashuria nuk lidhet me pamjen apo pasurinë, por me zemrën dhe karakterin, ndërsa shtoi se Endri është “magnet për femra”, pavarësisht kritikave në shtëpi.