Se kupton që…” – deklarata e Mitsotakis që ndez debat me Ramën dhe Greqinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për televizionin Alpha, u ndal te deklaratat e Edi Ramës për origjinën e grekëve, duke i cilësuar si të papërshtatshme. Ai tha se e njeh prej vitesh Ramën dhe se ky i fundit ka një stil të veçantë komunikimi, ku ndonjëherë i shpëtojnë shprehje që nuk duhej t’i thoshte. Sipas Mitsotakis, Rama e kuptoi gabimin dhe e korrigjoi vetë deklaratën.

Debati nisi pas një komenti të Ramës ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios gjatë një paneli në Abu Dhabi, ku ai u shpreh se grekët nuk kanë monopol mbi filozofinë dhe trashëgiminë e Platonit e Aristotelit. Kjo deklaratë u kritikua ashpër nga mediat greke dhe disa politikanë, të cilët e interpretuan si fyerje ndaj identitetit grek.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Një ditë më pas, Rama reagoi duke sqaruar se fjalia ishte thënë me humor miqësor dhe ishte nxjerrë jashtë kontekstit. Ai theksoi se respekton plotësisht trashëgiminë e Greqisë së Lashtë, filozofët grekë dhe kulturën greke, duke nënvizuar marrëdhëniet e mira mes dy popujve dhe respektin e tij për kryeministrin grek.

Leave a comment