Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Ervin Salianji është “vetëpërjashtuar” nga PD, duke theksuar se ndarja me të nuk e dobëson opozitën, por përkundrazi e forcon. Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij, ku u pyet për takimet e Salianjit me strukturat demokrate në bazë.
Berisha u shpreh se Salianji është larguar vetë nga Kryesia e PD për shkak të shkeljeve të statutit, duke iu referuar nenit 24. Sipas tij, veprimtaria e Salianjit është private dhe nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, ndërsa interesat që ai ndjek i cilësoi si personale dhe të paligjshme.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se opozitarizmi është i vështirë dhe kërkon integritet, duke shtuar se PD nuk ka nevojë për “pseudoopozitarë”. Ai nënvizoi se partia duhet të mbetet e hapur, por e prerë ndaj atyre që, sipas tij, përpiqen ta përdorin për interesa personale në kundërshtim me ligjin dhe parimet e shtetit ligjor.