Kabir Bedi, aktori legjendar i serialit televiziv Sandokan dhe një nga figurat më të njohura të Bollywood-it, feston 80-vjetorin e lindjes. Me një karrierë që shtrihet nga Hollywood-i deri te aktivizmi kulturor në Indi, Bedi mbetet një ikonë e kinemasë dhe televizionit ndërkombëtar.
Ai lindi më 16 janar 1946 në Lahore, në Punjab (sot në Pakistan), në një familje intelektuale me origjinë sikhe. Babai i tij ishte filozof, ndërsa nëna, Freda Bedi, një aktiviste e lindur në Angli që më vonë u bë murgeshë budiste tibetiane. Kabir Bedi u arsimua në Kolegjin Sherwood në Nainital dhe më pas në Kolegjin e Shën Stefanit në Delhi.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Karriera e tij artistike nisi në fillim të viteve ’70 në Bollywood, por fama botërore erdhi në vitin 1976, kur regjisori Sergio Sollima i besoi rolin e piratit Sandokan, bazuar në romanet e Emilio Salgari. Seriali u shndërrua në një fenomen televiziv në Itali dhe shumë vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, duke e bërë Kabir Bedi një figurë të paharrueshme të ekranit.