Prokuroria e Tirana njoftoi se ka sekuestruar kompani, prona dhe llogari bankare në pronësi të shtetasit spanjoll Alvaro Castillo, i akuzuar për drejtimin e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me kriptovaluta me vlerë rreth 30 milionë euro. Sipas organit të akuzës, pasuritë e sekuestruara – përfshirë mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, automjete dhe shoqëri tregtare – dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave.
Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se këto pasuri ishin sekuestruar më herët edhe nga SPAK, duke krijuar një mbivendosje të masave. Sipas dokumenteve në Qendra Kombëtare e Biznesit, kompanitë Wingwort, Wortend dhe Wortnova janë vendosur nën administrimin e AAPSK që prej tetorit 2025.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Prokurori Ndini Tavani sqaroi se hetimi i Prokurorisë së Tiranës është i pavarur dhe lidhet me veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të nisur pas informacionit të përcjellë nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, SPAK – sipas tij – ka vepruar mbi bazën e një letër-porosie nga autoritetet spanjolle.
Sipas hetimeve, Castillo, babai i tij Domingo Iriarte dhe partnerja Mihaela Manole dyshohet se kanë krijuar një rrjet kompanish në Spanjë, Portugali, Shqipëri, SHBA, Republikën Domenikane dhe Estoni për të mashtruar investitorë. Castillo, i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”, komunikonte me klientët përmes Telegram, duke i bindur të investonin shuma shumë të larta pa identifikim, çka e bënte të vështirë gjurmimin e transaksioneve financiare.