Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald J. Trump për vendosjen e tarifave ndaj Francës dhe vendeve evropiane, lidhur me stërvitjen ushtarake të udhëhequr nga Danimarka në Atlantikun e Veriut dhe refuzimin për shitjen e Groenlandës.
Macron theksoi se Franca mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, duke nënvizuar se asnjë presion apo frikësim nuk do të ndikojë vendimet e saj. Ai konfirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe pjesëmarrjen franceze në stërvitjen ushtarake në Groenlandë, për arsye të sigurisë në Arktik dhe kufijtë e Evropës.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Kreu i Elizesë e cilësoi të papranueshëm përdorimin e tarifave si kërcënim politik, duke paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të reagojë në mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar. Macron shtoi se do të konsultohet me partnerët evropianë për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat strategjike të Evropës.