Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se nuk do të kandidojë përballë Salianjit pasi ky i fundit, sipas tij, është “vetëpërjashtuar”. Përmes një postimi në Facebook, Salianji e kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se askush nuk është mbi Kushtetutën dhe statutin e Partisë Demokratike, të miratuara me votë nga anëtarësia.
Salianji nënvizoi se statuti i PD-së nuk njeh nocionin e “vetëpërjashtimit” dhe se mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve që mendojnë ndryshe përbën, sipas tij, një gabim të rëndë. Ai theksoi se pjesëmarrësit në takimet e tij janë demokratë të përkushtuar dhe meritojnë respekt, duke shtuar se Partia Demokratike ka nevojë për qartësi dhe bashkim për t’u bërë fituese pas 13 vitesh në opozitë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në reagimin e tij, Salianji deklaroi se do të vijojë të përfaqësojë shqetësimet reale të demokratëve dhe vullnetin e tyre për bashkim, dinjitet dhe rotacion politik. Ai theksoi se ky synim është i parashikuar qartë në statut dhe i bëri thirrje opozitës të bashkohet për ta kthyer Partinë Demokratike në një forcë fituese, duke paralajmëruar edhe një takim me mbështetësit të dielën në Lezhë.