Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik më 13 janar në Perry County, në shtetin e Pensilvanisë.Sipas mediave amerikane, një 11-vjeçar ka qëlluar për vdekje të atin, Douglas Dietz (42 vjeç), pasi ky i fundit i kishte konfiskuar konzolën e videolojërave Nintendo Switch.
Policia u thirr gjatë natës pas një telefonate emergjente dhe gjeti viktimën pa shenja jete në shtratin e tij. Bashkëshortja e Dietz, e cila po flinte në dhomë, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe, kur ndezi dritën, konstatoi se dhoma ishte e mbuluar me gjak. Ajo tregoi se kishte ndjerë edhe një erë të fortë, që më vonë u identifikua si aroma e armës së zjarrit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas autoriteteve, djali i tha nënës: “Babi vdiq. Unë e vrava babin.” Hetimet paraprake tregojnë se i mituri kishte gjetur çelësat e armës së mbyllur, ndërsa kërkonte konzolën e konfiskuar. Ai më pas mori armën, e mbushi dhe qëlloi të atin.
11-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim policor, ndërsa autoritetet kanë refuzuar lirimin e tij me kusht. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.