Pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara në të gjithë vendin janë bërë publike përmes dy katalogëve të rinj, me një vlerë totale që i kalon 2.4 miliardë lekë. Publikimi është bërë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), e cila ka përditësuar listat për të reflektuar ndryshimet dhe lëvizjet e ndodhura gjatë vitit 2025.
Sipas AAPSK-së, vlera e pronave të sekuestruara arrin rreth 2.4 miliardë lekë, ndërsa ajo e pronave të konfiskuara rreth 140 milionë lekë. Agjencia thekson se këto shifra janë orientuese dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vlerën aktuale të tregut, pasi bazohen në dokumentacionin zyrtar dhe dosjet hetimore përkatëse.
â©đđđđđ đđđđâȘ đđđ đđ đđđđđđ đđđđđđ đ đ..!!!
Përditësimi i katalogëve synon rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, duke ofruar akses të hapur për qytetarët dhe institucionet mbi statusin ligjor dhe administrimin e pasurive. Një pjesë e këtyre pronave jepet me qira, duke gjeneruar rreth 200 milionë lekë të ardhura për buxhetin e shtetit vetëm gjatë vitit të kaluar.