Eliona Pitarka reagoi pas deklaratës së mjekut që ndjek vajzat e saj, duke thënë se është e tronditur nga mënyra si u trajtua publikisht situata. Ajo theksoi se klinika në fjalë ndjek prej vitesh shëndetin e fëmijëve të saj. Sipas saj, marrëdhënia ka qenë gjithmonë profesionale dhe korrekte.
Pitarka sqaroi se me Dr. Edi ka pasur dhe ka një raport shumë të mirë njerëzor dhe profesional. Ajo nënvizoi se ka ndarë vetëm informacione të përgjithshme, pa publikuar regjime ushqimore të fëmijëve. Po ashtu, mohoi çdo lidhje të emrit të mjekut me produkte apo përfitime personale.
â©đđđđđ đđđđâȘ đđđ đđ đđđđđđ đđđđđđ đ đ..!!!
Në fund, ajo tha se informacionet janë shpërndarë për ndërgjegjësim dhe ndihmë ndaj prindërve të tjerë. Sipas saj, kjo nuk përbën shkelje etike apo dezinformim. Pitarka theksoi se do të vijojë të jetë e përgjegjshme dhe e ndershme në komunikimin publik.