“Ministria e Jashtme një dështim tjetër i yni, si RTSH”, ishte deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Rama e cilësoi diplomacinë si një fushë që kërkon përmirësim serioz përgjatë vitit 2026, duke e lënë këtë si “amanet” për institucionin përkatës.
Në mbledhje mungonte ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, e cila ndodhej në një vizitë zyrtare dyditore në Ukraina. Megjithatë, reagimi i saj erdhi menjëherë përmes rrjeteve sociale, në mënyrë të tërthortë, por me një mesazh të qartë politik dhe simbolik.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Spiropali publikoi një video nga momentet e vizitës në Ukrainë – nga pritjet zyrtare e konferencat, deri te takimi me presidentin Volodymyr Zelensky – të shoqëruar me një citat të Albert Camus dhe me këngën Iron Sky. Mesazhi vizual dhe muzikor, që flet për rrëzimin e pushteteve totalitare dhe kundërshtimin e shtypjes, u interpretua si një përgjigje e fortë dhe e qëndrueshme ndaj kritikave të Ramës, duke sinjalizuar siguri dhe vetëbesim në drejtimin e diplomacisë shqiptare.