Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti pas humbjes në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Vendimin e bëri publik përmes një statusi të gjatë, duke e cilësuar dorëheqjen si aktin më moral dhe më të përgjegjshëm që një kryetar partie mund të ndërmarrë. Ai theksoi se fati i tij politik nuk qëndron mbi partinë.
Abdixhiku sqaroi se vendimi erdhi pas një diskutimi të gjerë brenda strukturave të LDK-së, ku u dëgjuan kritika, shqetësime dhe mendime të ndryshme për më shumë se pesë orë. Ai deklaroi se nuk është i lidhur pas pozitës, por pas institucionit të LDK-së, duke theksuar se dorëheqja hap rrugën për këdo që ka pretendime për drejtimin e partisë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas tij, tashmë vendimi i takon Kuvendit të LDK-së, i cili është thirrur për debat të hapur dhe demokratik. Abdixhiku u shpreh se do të respektojë çdo vendim që do të merret nga anëtarësia, duke nënvizuar se mbi çdo emër dhe interes personal qëndron LDK-ja si institucion.