“Do t’i shkruaj Ramës, hajd t’u q*** ropt”- Hakerimi i sistemit të SPAK, Berisha publikon pjesë nga dosja hetimore: Ah mos e hapsha dot…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore që lidhet me hakerimin e sistemit të SPAK. Sipas Berishës, dokumentet zbulojnë komunikime mes të pandehurve Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, ku flitet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e prokurorisë.

Në pjesën e dosjes së bërë publike, Rrokaj i dërgon Gjonit një foto që sipas hetimeve paraqet një faqe interneti nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK, duke shoqëruar më pas mesazhe ku përmendet edhe kryeministri Edi Rama. Nga përmbajtja e komunikimeve, sipas dosjes, krijohet dyshimi se veprimet lidhen me hakerimin e sistemeve dhe shpërndarjen e dokumenteve tek persona të tretë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Berisha deklaroi se këto prova dëshmojnë, sipas tij, se Edi Rama është “autori i vërtetë” që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e dosjeve në SPAK. Në vijim të komunikimeve, përmendet edhe interesimi për arrestimin e Engjëll Agaçi, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rolin e të gjithë personave të përfshirë në këtë çështje.

Leave a comment