Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar sot nga SPAK dhe BKH në zonën e Myslym Shyri, ku janë ushtruar kontrolle në ambientet e një qendre tregtare. Hetimi po ndiqet paralelisht nga një prokuror shqiptar dhe një prokuror i huaj, çka tregon dimensionin ndërkombëtar të çështjes.
Sipas burimeve, kontrollet janë fokusuar në zyrat e një biznesi që dyshohet se funksiononte si call center, në pronësi të një shtetasi italian dhe një ortaku shqiptar. Ambienti me qira ndodhej në një kullë të ndërtuar pranë ish-shtëpisë së përgjimit të Sigurimit të Shtetit, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar kompjuterë dhe materiale të tjera dokumentare që dyshohet se lidhen me mashtrime ndaj qytetarëve të Bashkimi Evropian.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në operacion kanë marrë pjesë edhe kameramanë të emisionit investigativ italian Le Iene, ndërsa në terren ka qenë i pranishëm edhe drejtori i BKH-së, Jon Keta, duke nënvizuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij aksioni. Kontrollet kanë zgjatur për disa orë, me prezencë të shtuar policore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK; megjithatë, burime pranë hetimit bëjnë me dije se priten arrestime në vijim.