Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e kushteve të sigurisë në IEVP Durrës, pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Ai theksoi se shoqërimi i një të burgosuri për mjekim duhet të kryhet sipas procedurave strikte dhe me masa të forta sigurie.
Sipas Karamuços, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta dhe ngrenë dyshime për bashkëpunim të mundshëm mes të arratisurit dhe punonjësve të burgjeve. “Dy policë u mundën me grushte nga një i burgosur? Kjo është e dyshimtë”, u shpreh ai, duke e cilësuar rastin si jashtë çdo logjike operative dhe profesionale.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Eksperti paralajmëroi se arratisja e rëndon ndjeshëm pozitën penale të të burgosurit, pavarësisht veprimeve të SPAK. Ai shtoi se në ditët në vijim priten arrestime të tjera funksionarësh, të cilët dyshohet se mund të kenë pasur rol apo neglizhencë në këtë ngjarje të rëndë sigurie.