Ferdinand Duka ka rrëfyer në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga se ka qenë shok klase me Edi Rama, duke zbuluar detaje të panjohura nga fëmijëria e kryeministrit. Në emisionin Shqip në DritareTV, Duka theksoi se Rama spikaste që herët për mendimin ndryshe dhe krijimtarinë e tij.
Sipas Dukës, Rama ka qenë nxënës i veçantë që në shkollën fillore “Alqi Kondi”, ku hartimet e tij preknin emocionalisht mësueset. Ai kujton edhe talentin e hershëm në pikturë dhe një episod nga koha e zborit, ku një vizatim i Ramës fshehte simbolikë të thellë artistike, tipike për stilin e tij abstrakt dhe të pazakontë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Duka rrëfen se pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës ai u largua nga Shqipëria, ndërsa Rama qëndroi dhe, sipas tij, ia doli të ndërtojë rrugën e vet. Aktualisht, Ferdinand Duka ndodhet në Shqipëri për promovimin e librit të tij të parë, Fati, të cilin e prezantoi në studion e emisionit “Shqip”.