“Ke mohuar babain tënd, si mund ta duash Keijsin?”, plas keq mes banoreve të “Big Brother VIP”: Futesh mes..

Dy konkurrentet e “Big Brother VIP Albania 5” Ina dhe Stelina, pas një lojë të “Vëllait të madh”, janë përfshirë ne një debat personal ditën e sotme, ku nuk kanë munguar as ironizimet dhe ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Ishte fillimisht Ina e cila hodhi akuza ndaj Stelinës se mohon babain e saj, duke i përmendur një deklaratë të bërë në “Për’Puthen”.

Ndërsa Stelina nuk e kursue banoren më të re të “BBVIP5”, teksa i tha se futesh mes çiftesh dhe i përmendi puthjen me ish të dashurin e saj, Keijsin.

Debati mes Inës dhe Stelinës:

Ina: Ti ke thënë ‘Qëkur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’.

Stelina: Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë.

Ina: Unë s’e di.

Stelina: A s’ke për ta ditur.

Ina: Një njeri që ka ndjenja… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin.

Stelina: Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve.

Ina: Po, më ka përkëdhelur familja ime.

Stelina: S’keni turp.

Ina: Shyqyr je ti e ndershmja e dheut.

Stelina: Më shumë se ty po.

Ina: Ti që puthesh me çunat në mes të ‘Myslym Shyrit’.

Stelina: Puthem. Po s’më ka dalë klip mua.

Ina: Aty e ke hallin ti. Se ti do të të vijë me kamerë, se je mësuar me kamera.

Stelina: Ashtu jam mësuar unë.

Ina: E kupton që bën çdo gjë për kamera?

Stelina: Çuditërisht më ka shpëtuar një puthje pa më dalë në kamera. Shaj ndonjë rob se aq di.

Ina: Mirë, shko qa tani.

Leave a comment