Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në shkallë vendi, një masë që ka hyrë në fuqi nga fillimi i vitit 2026. Vendimi synon përshtatjen e skemës së pagave dhe kontributeve me kushtet aktuale ekonomike.
Sipas njoftimit zyrtar, nga 1 janari 2026 paga minimale mujore është rritur dhe tashmë fiksohet në 50,000 lekë. Ndërkohë, është rritur edhe kufiri i sipërm i pagës për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore, i cili vendoset në 186,416 lekë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Tatimet sqarojnë se çdo pagë bruto mbi këtë tavan do të paguajë sigurime shoqërore vetëm deri në këtë kufi. Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, ndërsa bizneset duhet t’i reflektojnë ato në listëpagesat e para të vitit 2026.