Fisnik Syla tronditet nga rasti i Durrësit dhe hap zemrën e “qesen” për 3 fëmijët, ja sa miliona dhuroi..

Historia e tre fëmijëve të shpallur si “të braktisur” në Durrës ka prekur fort opinionin publik dhe ka nxitur reagimin e sipërmarrësit Fisnik Syla, i cili u lidh drejtpërdrejt me emisionin ABC e Mëngjesit. I prekur nga rasti, Syla u shpreh i gatshëm të dhurojë 5.000 euro për fëmijët e Blerina Basha, duke theksuar se e ndjen këtë situatë si personale.

Nëna e fëmijëve deklaron se ngjarja është inskenuar nga familja e ish-bashkëshortit për t’ia marrë fëmijët, ndërsa ajo punon me dy turne për t’i mbajtur. Aktualisht, fëmijët ndodhen në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa mungesat në shkollë, sipas saj, lidhen me gjendjen shëndetësore dhe përmbytjet e fundit në zonë.

Shërbimi Social i Durrësit konfirmoi se gjatë inspektimit kushtet e banesës ishin normale dhe se nënës i është ofruar punë e rregullt dhe mbështetje institucionale. Fisnik Syla deklaroi se do të vijojë ndihmën në çdo formë, madje edhe me kujdestari, nëse vërtetohen pretendimet e nënës, ndërkohë që paralelisht ai vijon angazhimet e tij humanitare dhe aktivitetin në biznes.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment