A mund ta mbrojë BE-ja Groenlandën në rast të një sulmi nga SHBA?

Që nga rikthimi në detyrë, Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet për të marrë kontrollin e Groenlanda, duke përmendur arsye sigurie dhe rrezikun e ndikimit rus ose kinez në Arktik. Deklaratat e tij kanë rritur shqetësimin në Evropë, veçanërisht pas precedentëve të fundit të ndërhyrjeve amerikane, duke ngritur frikën për një përshkallëzim serioz.

Groenlanda është territor gjysmë-autonom nën Mbretërinë e Danimarkës dhe, në teori, mbulohet nga NATO përmes Nenit 5, i cili e konsideron një sulm ndaj një anëtari si sulm ndaj të gjithëve. Megjithatë, një konflikt i tillë do ta fuste NATO-n në krizë, pasi SHBA është vetë anëtare e aleancës, e krijuar për t’u mbrojtur nga agresorë të jashtëm, jo nga brenda.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Një alternativë ligjore për mbrojtjen e Danimarkës mund të jetë Neni 42.7 i Traktatit të BE-së, i cili parashikon ndihmë dhe asistencë në rast agresioni të armatosur, por zbatueshmëria e tij për Groenlandën mbetet e paqartë. Ekspertët theksojnë se kjo klauzolë nuk garanton automatikisht mbrojtje ushtarake dhe se çdo reagim do të varej nga vullneti politik i shteteve evropiane, në një përballje ku epërsia ushtarake e SHBA-së mbetet dominuese.

Leave a comment