Urdhër-arresti i SPAK për Ergys Agasin, flet avokati: Absurde, ai nuk ka asnjë lidhje me

Avokati Maks Haxhia deklaroi se klienti i tij, Ergys Agasi, ndodhet jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye nuk mund të paraqitet para organeve të drejtësisë. Sipas Haxhias, situata është krijuar qëllimisht me akuza të rënda, duke e bërë të pamundur komunikimin efektiv me drejtësinë në rast zbatimi të masës së sigurisë.

Në një deklaratë për mediat, avokati u shpreh se mbrojtja ndodhet në “terr informativ”, pasi ende nuk është zbardhur vendimi dhe nuk ka akses në materialet e dosjes. Ai theksoi se nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me Agasin dhe komunikon vetëm me familjarët e tij.

Haxhia mohoi çdo lidhje të klientit me tenderat në AKSHI, duke i cilësuar akuzat si “absurde” për një person pa pushtet. “Në këto kushte, vetëm po të jetë i çmendur të vijë e të paraqitet,” tha ai, duke shtuar se ngritja e akuzave pa prova konkrete synon ta izolojë klientin nga procesi i drejtësisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment