Big Brother VIP 5 po vazhdon të prodhojë debate të forta brenda shtëpisë, ku tensionet mes banorëve shtohen nga dita në ditë.
Sfida e radhës e dhënë nga Vëllai i Madh vuri përballë njëri-tjetrit Kejsin dhe Kristin.
Loja e pulsantit u shndërrua shpejt në një përplasje verbale të ashpër mes tyre.
Gjatë debatit, Kejsi ironizoi Kristin duke i thënë se jashtë shtëpisë ai do përfundonte duke punuar në sektorin e banjave.Kristi nuk e la pa përgjigje, duke deklaruar se jashtë do të merrej edhe më shumë me të.Fjalët e ndërsjella treguan qartë se mes dyshes mungon çdo lloj tolerance.
Toni u përshkallëzua edhe më tej kur Kejsi theksoi se nuk merrej me “këto nivele” dhe i ktheu shpinën.
Kristi vazhdoi me replikat, duke këmbëngulur se di të përshtatet në çdo situatë.
Debati u mbyll me ofendime dhe ironi, duke lënë të hapur një konflikt që pritet të thellohet.