Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali.Ndoci i cili mbahej në qeli që prej muajit maj 2020 me urdhër të SPAK për vrasjen e 4 personave, ka goditur punonjësin e sigurisë i cili ishte i vetëm në derën e dhomës së mjekut që po e vizitonte dhe është larguar më pas me shpejtësi.
Menjeherë pas ngjarjes forcat e policisë janë vënë në kërkim të tij dhe efektivë të shumtë janë përqëndruar kryesisht në zonën e varrezave pasi dyshohet se aty mund të fshihet.Ndërkohë në burgun e Durrësit janë shtuar kontrollet, me synimin për të zbuluar më shumë detaje mbi planin e arratisjes së Ndocit.Ky i fundit akuzohet për vrasjen e dy vellëzerve Haxhia në durrës në prill të vitit 2020.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Gjithashtu Ndoci akuzohet për masakrën e Bradsheshit ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibejt, si edhe për vrasjen e Andi Zylfit dhe Ardit Uruçit. Ai dyshohet se është pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan.I arratisuri, Altin Ndoci u arrestua në korrik 2020 gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.Ai konsidetohet një person me rrezikshmëri të lartë për shkak të krimeve të shumta ku akuzohet se ka marrë pjesë.