Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj gazetarit Blendi Fevziu, pas akuzave të këtij të fundit se disa ministra zhvillonin udhëtime private gjatë fundjavës, ndërsa në media transmetoheshin pamje inspektimesh sikur ata ishin në punë. Rama publikoi edhe një foto ironike të Fevziut të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke e quajtur atë “influencer” me kalendar të ngjeshur.
Në reagimin e tij të gjatë, Rama thekson se Fevziu i ka gënjyer shikuesit e emisionit Opinion, duke pretenduar se kishte “të paktën 7 fakte” për udhëtimet private të ministrave, pa publikuar asnjë provë konkrete. Sipas kryeministrit, gazetari as nuk i ka faktuar deklaratat dhe as nuk ka kërkuar ndjesë për atë që ai e cilëson shpifje të hapur, veçanërisht në një periudhë kur ministrat, sipas Ramës, ishin në terren përballë motit të keq dhe emergjencave atmosferike.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Rama shton se, edhe pse shumica e shikuesve të Opinionit nuk janë votues të tij, ata janë gjithsesi shikues të përbashkët dhe meritojnë respekt. Ai i bën thirrje Fevziut të kërkojë falje publike dhe të mos fshihet pas analizave të motit apo harresës mediatike, duke theksuar se përgjegjësia e një gazetari dhe “lideri mediatik” është të mbrojë shikuesit nga shpifjet, jo t’i prodhojë ato vetë.