Zarf i zi ? Limi kërcënon Albën gjatë natës së mbrëmshme: “You mother f**…” (VIDEO)

Një tjetër situatë e rëndë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vetëm pak orë pas përplasjes fizike mes Albës dhe Lim Hotit.

Pas shpërthimit emocional të Albës, e cila u pa duke qarë dhe duke e akuzuar vazhdimisht Limit për tradhtinë dhe ndarjen e tyre të dhimbshme nga e kaluara, tensioni mes dy ish-partnerëve ka marrë një kthesë edhe më serioze.

Në pamjet e publikuara nga shtëpia, Limi shihet dukshëm i nervozuar teksa i drejtohet Albës me tone kërcënuese, duke i kërkuar të ndalojë akuzat dhe të mos i qëndrojë më pranë. Fjalët e tij janë interpretuar nga publiku si presion psikologjik, sidomos në një moment kur Alba ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe mes lotësh.

LAJME TË FUNDIT Rrihet LIVE në TikTok Xhemal Uka (Fire), përplaset fizikisht me vëllezërit Bakaj (VIDEO)
Alba, nga ana tjetër, nuk u tërhoq, duke vazhduar ta përballë Limit me të shkuarën e tyre dhe duke e akuzuar se ai është shkaku kryesor i vuajtjes së saj emocionale edhe sot brenda shtëpisë. Banorët e tjerë u detyruan të ndërhyjnë për të shmangur një tjetër eskalim të situatës.

Kjo ngjarje ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Albën për gjendjen e saj emocionale dhe atyre që kërkojnë ndërhyrje nga produksioni për mënyrën se si po menaxhohet ky konflikt i ndjeshëm.

LAJME TË FUNDIT Përplasje mes dy Big Brother-ave? Alaudini i BBVK sfidon Ledion Liçon me një veprim të papritur!
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore pas këtyre pamjeve dhe nëse raporti mes Albës dhe Limit do të përkeqësohet edhe më tej në ditët në vijim.

Leave a comment