Këtë të hënë, në emisionin Now në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhilli, u diskutuan detaje të reja mbi marrjen në pyetje të Emiljano Shullazi, lidhur me atentatin ndaj Gilmando Dani në Rinas, disa muaj më parë.
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço deklaroi se hetimi ka hasur vështirësi dhe ka ngecur pas një kontrolli të zhvilluar në zonën e Fushë-Krujë, ku një person u shoqërua për sqarime. Sipas tij, policia ka indicie për disa grupe që mund ta kenë porositur atentatin, por ende nuk ka prova konkrete, ndërsa Shullazi është pyetur për shkak të lidhjeve të tij me rrethin e afërt të viktimës.