SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Peleshi firmos urdhërin, cakton datën kur …

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur që më 28 janar 2026 të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Vendimi vjen pas dështimit të mbledhjes së parë të këtij këshilli, të zhvilluar më 19 dhjetor, ku anëtarët nuk arritën të nxirrnin një konkluzion për kërkesën e SPAK, pavarësisht diskutimeve me praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të ri të institucionit, Klodian Braho.

Procedura u zvarrit më pas, pasi mazhoranca kërkoi kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të dosjes “Balluku”, ndërsa çështja u ndërthur edhe me procesin në Gjykata Kushtetuese, ku seanca për shqyrtimin e pezullimit të masave të vendosura nga GJKKO ndaj saj pritet të mbahet më 22 janar 2026. Sot, Kryetari i Kuvendit ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re, e cila do të zhvillohet më 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, ku do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment