“Pse u përmbytëm?”/ Inxhinierja Luljeta Bozo: Dëmtuam infrastrukturën, asnjë masë pas 10-fishimit të popullsisë në disa zona

Reshjet e dendura të shiut gjatë javës së parë të janarit përmbytën mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore dhe më shumë se 1600 banesa në Shqipëria. Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo tha se dëmet do të ishin shumë më të vogla nëse do të ishte ruajtur infrastruktura e kanaleve kulluese e ndërtuar para viteve ’90, duke kujtuar se Shqipëria kishte një nga sistemet më të mira të kullimit dhe vaditjes në Evropë.

Sipas saj, përmbytjet janë pasojë jo vetëm e reshjeve dhe ngrohjes globale, por edhe e shkatërrimit të pyjeve, neglizhimit të kanaleve kulluese dhe ndërtimeve pa kriter në zona të ndaluara, si grykëderdhjet e lumenjve dhe zonat e ulëta. Bozo theksoi se kanalet janë kthyer në kosh mbetjesh, duke asfiksuar të mbjellat dhe duke sjellë dëme të mëdha për fermerët, ndërsa përmbytjet në qytete si Durrës lidhen edhe me rrjete kanalizimesh të vjetruara. “Fajtorë jemi të gjithë ne”, përfundoi ajo.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment