“Futi 32 tonë kokainë”! Artan Hoxha zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në një intervistë për Euronews se krerët shqiptarë të trafikut ndërkombëtar të drogës kanë futur në Evropë dhjetëra tonë kokainë nga Amerika Latine. Sipas tij, Franc Çopja ka qenë një nga emrat kryesorë, duke arritur të fusë rreth 32 tonë kokainë në portin e Antverp brenda një periudhe të shkurtër.

Hoxha theksoi se Belgjika ishte pika e zbarkimit të drogës, ndërsa pasojat kriminale ndiheshin edhe në Shqipëri, me një seri vrasjesh dhe atentatesh. Ai shtoi se arrestimi i Çopjas nga Emiratet e Bashkuara Arabe u konsiderua një sukses i madh nga autoritetet belge, të cilat pretendojnë se vetëm në vitin 2023 organizata e tij realizoi tre ngarkesa të mëdha kokaine nga porti i Antverpit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment